LAJMI I FUNDIT:

Beckham “në xhakuzi me një mashkull”

Beckham “në xhakuzi me një mashkull”

Futbollisti dhe fytyra më prominente britanike, David Beckham, është fotografuar duke bërë xhakuzi, jo me gruan e tij Victoria, por me një mashkull të trashë.

Këto pamje intime janë nga skeçi intim komik për revistën sportive-argëtuese britanike ‘Sport Relief’ që është shndërruar në një sensacion në Britani të madhe. Ndërkohë që njeriu pranë Beckhamit është humoristi i famshëm britanik, James Corden.

Corden pas këtyre pamjeve komike deklaroi: “Unë doja vetëm që ta lëpija. Të them të drejtën, ai ishte aq i mirë me mua”.


Kjo është goditje e radhës për Beckham, pas lëndimit të rëndë që ia rrezikoi karrierën, kjo dëmton rëndë imazhin e tij si sportist dhe VIP në Britaninë e Madhe. /Telegrafi/