Telegrafi

Bebe Rexha shijon pushimet në Greqi bashkë me motrën e Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, edhe pak ditë pritet të vijë për herë të parë në Kosovë.

Kjo për shkak se do të performojë në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, Sunny Hill.

Përpara ardhjes, ajo duket se po shijon disa ditë të mira pushimi dhe si destinacion ka zgjedhur, Greqinë.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja është e shoqëruar nga motra e artistes tjetër shqiptare, Rita Ora, Elena.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Ato duket se ruajnë një miqësi të mirë me njëra-tjetrën, pasi janë parë edhe në evente të tjera.

Foto: Screenshot/Instagram

Bebe në ndërkohë mezi po pret që të vijë në Kosovë për të performuar hitet e saj para popullit shqiptar.

Në Sunny Hill do ketë edhe shumë emra të tjerë të njohur si: Burna Boy, Stormzy, DJ Snake etj. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram