BE kërkon reforma në Kosovë
Prononcimet e zyrtarëve të lartë të BE se Kosova duhet të shënoj progres të theksuar është një segment sa specifik aq edhe i përgjithshëm. Disa çështje janë të qarta në duhet të shënojmë progres në reforma në administratën publike, ndaljen e korrupsionit, reformën elektorale, por ende ka shumë gjera tjera që ne duhet të bëjmë, gjithashtu prej Kosovës kërkohet të hartoj një planë gjithëpërfshirës për veriun. Ky planë gjithëpërfshirës duhet të tregojë gatishmërinë dhe vendosmërinë në trajtimin e çështjes së veriut. Ky planë gjithëpërfshirës nuk ka përfunduar si duket, dhe se një draft apo copëza të këtij drafti janë në sirtar të Qeverisë, por kërkohet pëlqimi edhe i bashkësisë ndërkombëtare.
Përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur së Kosovës me tepër është përfundim i monitorimit të zbatimit të planit Ahtisarit, sepse realisht një monitorim fleksibil do të funksionoj në të ardhmen përderisa se shteti i Kosovës nuk konsolidohet dhe forcohet objektivisht për mbrojtjen e sovranitetit të vet shtetëror që për momentin është KFOR-i.
Para Kosovës gjenden një varg detyra që duhet realizuar për të nxjerr përfundim se bashkësia ndërkombëtare të nxjerr ndonjë raport ku tregohet progres. BE vlerëson edhe vazhdimin e dialogut Kosovë –Serbi, të nxjerrën marrëveshje të reja që tregojnë se raportet ndërshtetërore janë përmirësuar dukshëm. Dialogu si duket do të ec edhe me tutje dhe BE dhe SHBA me këtë dialogë shohin të zgjidhin disa detale që janë praktike për konsolidimin e marrëdhënieve ne mes dy shteteve.
Hartimi i planit gjithëpërfshirës me gjasë do te ketë shumë shpejt formën përfundimtare, por më rëndësi është që ai të bëhet transparent për qytetarët, partitë politike dhe shoqërinë civile. Le të dihet faktikisht përmbajtja e këtij dokumenti. Ky dokument mund të përmban: qasjen e veriut si problem i brendshëm i Kosovës me qytetarët e saj sepse BE dhe SHBA janë të interesuar që zgjidhje të ndodhë brenda sistemit juridik –kushtetues të Kosovës, edhe pse lënia në dorë e çështjes së veriut në këtë variant pa përkrahje ndërkombëtare nuk mund të arrihet ndonjë zgjidhje e qartë e problemeve në veri. Ky planë ka në vete funksionimin e rendit dhe ligjit dhe komponentët ekonomiko-sociale dhe disa fragmente tjera apo copëza që shkojnë në drejtim të funksionimit të shtetit të Kosovës. Një çështje është e dijshme se atje së pari duhet të organizohen zgjedhjet lokale nga shteti i Kosovës për të parë funksionimin në radhë të parë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në brendinë e kësaj politike ndërkombëtare mund të vërehet se ka ndikim dhe rrugë se si e mendon zgjidhjen e problemeve ne mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo qasje ka një shtegdalje sipas zyrtarëve ndërkombëtar qoftë të shpejtë qoftë të ngadalshme, mirëpo duhet të përfundojë me konkluzion që do të konsolidojë rajonin. Kjo rrugë e bashkësisë ndërkombëtare përgjatë rrugëtimit kërkon nga institucionet e Kosovës të gjejë modele për përparime në fusha tjera sektoriale në Kosovë.
Sfidat e Kosovës janë përparimi i progresit në ndalimin e korrupsionit. Shteti i Kosovës ballafaqohet edhe me agjenda tjera si të arrihet progres më i fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Kosova ka stagnime të progresit ekonomike dhe kjo mund te paraqet problemin esencial për vendin. Në këtë fushë s’ka as reformë ekonomike e as ndonjë dokument që do të mund të shpinte Kosovën në drejtim të konsolidimit të zhvillimit sadopak ekonomik apo për të treguar shpresë të qytetarët se do te ketë paqe sociale dhe prosperitet të zhvillimit ekonomik.
Reformimi i vendit është problem shumë i gjerë kjo nuk është i thjesht ndoshta shumë i komplikuar dhe i vështirë ka shumë gjera që duhet urgjentisht ti nënshtrohen reformimit. Ky reformim nuk mund të bëhet shpejt, sepse problemet janë më të theksuar dhe kanë jetuar e mbijetuar në këto vjetet e fundit dhe vështirë arrihet progres në disa sektorë. Qasja e reformimit të vendit duhet të shtohet urgjentisht në tavolinë për të gjet rrugë që tregojnë se ka shpresë vendi të rimëkëmbet ekonomikisht dhe se nuk do te ketë probleme të cilat mbetën në vazhdimësi dhe nuk iu dihet fundit.
Sidoqoftë mbetet shumë punë për të bërë në Kosovë. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë ta shohin më ndryshe vendin në aspektet zhvillimore, dhe se ka pakënaqësi të shumta ne mesin e tyre. Andaj serioziteti duhet të mbisundojë dhe vullneti për të gjet rrugë më të mira në konsolidimin e vendit. Qytetarët nuk janë të kënaqur me politikat ekonomike, sociale dhe përgjithësisht kualitetin e prezantuar politik dhe politizimin e skajshëm të të gjitha fushave te jetës.
Kërkohet urgjentisht gjithashtu një reformim politik i partive që veprojnë në drejtim të ofrimit të një jete me kualitative për qytetarët dhe sy ky veprim duhet të ndërroj qasjen e deritashme të mënyrës së funksionimit të politikës e cila u shndërruar në një “zanat’ të çuditshëm, ku të gjithë kanë dëshirë te merren me të, sepse e shohim profitabilë pa marr parasysh aftësitë profesionale ose prirjet tjera.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEgli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi