LAJMI I FUNDIT:

BE-ja e vendosur, misioni i Treshes përfundon më 10 dhjetor

BE-ja e vendosur, misioni i Treshes përfundon më 10 dhjetor

Bashkimi Evropian vlerëson se pas 10 dhjetorit do të përfundojë mandati i Treshes ndërmjetësuese ndërkombëtare për statusin e Kosovës. Pas kësaj data BE vlerëson se duhet të pasojë një fazë e re e zgjidhjes së statusit të Kosovës në të cilën është e domosdoshme që të dërgohet urgjentisht misioni i saj.

Paraprakisht, me një kujdes të shtuar dhe “me shpresa të matura” do të pritet përfundimi i bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit më 5 dhe 20 nëntor në Vjenë e Bruksel nga të cilat mund të pritet ndonjë pajtueshmëri mes palëve bisedues dhe Treshes lidhur me pikëpamjen për statusin, njofton Beta.

Sipas burimeve diplomatike të kësaj agjencia, BE vlerëson se Treshja nuk ka mandat që, në mënyrë të pavarur, të formësojë ndonjë qëndrim apo propozim për statusin porse vetëm të ndërmjetësojë.

Dhe, nëse në dy takimet pasuese të 5 dhe 20 nëntorit vërehet se ka mjaft elemente të cilat mund të çojnë kah një propozim me marrëveshje atehrë Treshja do të organizonte një takim përfundimtar i cili mund të zgjaste disa ditë.


Me këtë rast, do të bëheshin të gjitha përpjekjet me qëllim që raporti i Grupit të Kontaktit për Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-Moon të përmbajë, së paku disa konture të zgjidhjes së mundshme të statusit të Kosovës.

Ky qëndrim i BE-së së mandati i Treshes ndërmjetësuese përfundon më 10 dhjetor, mësohet se i është thënë fuqimisht edhe presidentit rus Vladimir Putin, në një takimin e BE-Rusi, të mbajtur kohë më parë në Portugali.

Putinit i është thënë se BE-ja është e vendosur që sa më parë ta dërgojë misionin e saj në Kosovë sepse ajo pret që UNMIK-ut të tërhiqet nga Kosova. Misioni i BE-së ka hyrë në një fazë të ngutshme të përgatitjeve dhe do të mund të vendosej në vendin tonë në afat prej 90-të ditësh.

Për mbërritjen e misionit të BE-së në Kosovë, ashtu siç krerët e saj ia kanë bërë të ditur Putinit, mjafton që sekretari i përgjithshëm i KB-së, të njoftojë se UNMIK-ut i ka përfunduar mandati dhe ta ftojë BE-në që ta zëvendësojë këtë mision.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori