Borxhi jashtëm publik dhe privat i Kosovës vjet në krahasim me vitin 2014 u rrit për 12.93 për qind. Ky borxh në vitin 2015 arriti në 1.93 miliardë euro nga 1.74 miliardë euro që ishte në vitin 2014. Borxhi në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) mori pjesë me 29.69 për qind.
Në bazë të të dhënave mbi Borxhin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave (MF), stoku i borxhit të përgjithshëm publik në fund të vitit 2015 arriti vlerën prej 748.95 milionë euro nga 719.48 milionë euro që ishte në tremujorin e tretë të këtij viti me një rritje prej 3.93 për qind.
Gjithsej borxhi i përgjithshëm në fund të vitit 2015 arriti në 12.98 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, ndërsa në vitin 2014 ky borxh ishte 10.63 për qind. Nga viti 2009 deri në vitin 2015 ky borxh mesatarisht ishte 506.54 milionë euro. Më i ulëti ishte në tremujorin e katër të vitit 2009-249.01 milionë euro, ndërsa vlera më e lartë u tij arrit në tremujorin e katërt të vitit 2015 prej 748.95 milionë euro.
Sipas raportit të fundit të Thesarit të Ministrisë së Financave del se Kosova për fundi i vitit 2015 u karakterizua me rritje të borxhit të brendshëm kundrejt atij të jashtëm. Në tremujorin e tretë të këtij viti, borxhi ndërkombëtar ishte 367.23 milionë euro, ndërsa borxhi i brendshëm ishte 352.25 milionë euro.
Borxhi i brendshëm publik deri në fund të vitit 2015 kryesisht përbëhet nga stoku i borxhit me vlerë prej 377.78 milionë euro, apo 6.46 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Pjesa e tjetër e këtij borxhi vjen nga emetimet e reja të letrave me vlerë në shumën prej 25.53 milionë eurove.
Në anën tjetër, borxhi ndërkombëtar në fund të viti 2015 arriti në 371.2 milionë euro, ku 339.87 milionë euro shfrytëzohen nga qeveria për nevojat e nivelit qendror, ndërsa 31.30 milionë euro është borxh i nënhuazuar. Ky borxh e përbën 6.35 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.
Stoku i borxhit paraqet borxhin e jashtëm dhe të brendshëm që ende nuk është shlyer. Më së shumti borxh ndërkombëtar Kosova për vitin 2015 i ka Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në shumën prej 180.99 milionë euro, ndjekur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 127.74 milionë euro, kurse pjesën tjetër e përbënë KfW-ja me 30.62 milionë euro, Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim me 28.86 milionë euro dhe “UniCredit” me 2.96 milionë euro.
Në bazë të Marrëveshjeve Financiare Ndërkombëtare për tremujorin e katërt të vitit 2015 ekzistojnë katër kredi me vlerë të përgjithshme prej 83.8 milionë euro për të cilat janë lidhur marrëveshjet, por që ende nuk janë ratifikuar.
Kredia “Modernizimi i Shërbimeve të Kardiologjisë Invazive” është marrë si huazim direkt nga “UniCredit” me një vlerë prej 2.6 milionë euro. Kredia “Projekti për Përmirësimin e Sistemit të Arsimit” është marrë nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim si huazim direkt me vlerë prej 10.2 milionë eurove. Kredia për “Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10” është nënshkruar me Bankën Evropiane për Investime me vlerë prej 42 milionë euro si huazim direkt. Ndërsa, kredia “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale” ka vlerën e 29 milionë eurove si huazim direkt dhe është marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Sipas “Trading Economics”, bazuar në modelet makroekonomike dhe analizën e pritjeve, vlerësimet e borxhit të përgjithshëm publik janë se ky borxh në Kosovë deri në fund të këtij tremujori të vitit 2016 pritet të jetë 832.85 milionë euro, apo 13.24 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.
Nga këto pritje del se borxhi i përgjithshëm publik prej 914.70 milionë euro do të arrijë në 12 muajt e ardhshëm, përkatësisht 14.21 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Në periudhë afatgjatë, ky borxh është parashikuar të arrijë në 16.9 për qind të këtij produkti, ose në 1.11 miliardë euro deri në vitin 2020.
Edhe pse borxhi i Kosovës është rritur për 166.1 milionë euro në vitin 2015, niveli i borxhit të përgjithshëm e bën Kosovën vendin me shkallën më të ulët të borxhit publik në rajon, gjë që mesatarja e këtij borxhi në vendet e Evropës Juglindore është mbi 55.1 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.
Nëse kemi parasysh rregullën fiskale që përcakton kufirin maksimal të borxhit të përgjithshëm publik në 40 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, atëherë kjo tregon për një shkallë të ulët të borxhit publik në Kosovë.
Mirëpo Banka Botërore në raportin e saj të fundit thotë se borxhi publik i Kosovës është ende i vogël, por po shënon rritje të shpejtë.
Borxhi publik i Kosovës përbëhet nga borxhi shtetëror, borxhi i nën-huazuar dhe garancitë. Kosova ende nuk ka borxh komunal. /Kallxo.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-380x233.jpg)
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
![Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/462581873_1136198807869356_2830967625556687103_n_optimized-780x439.png)
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re