Bayerni fundos Maccabin, Juve barazon

Edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola, bavarezët u treguan të fuqishëm në pjesën e dytë të takimit duke mos lejuar kurrfarë befasie.
Van Buyten shënoi golin e parë për gjigantin gjerman (64’), ndërsa dy golat tjerë i takuan Thomas Muller (85’ dhe 88’), i cili vulosi fitoren e skuadrës mysafire.
Ndeshja tjetër e grupit A, e zhvilluar në Olimpico të Torinos, ndërmjet Juventus dhe Bordeaux, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Vincenzo Iaquintas (63’), mirëpo në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes (75’), Jaroslav Plasil barazoi rezultatin për kampionin e Francës.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































