Bayern Munich ka arritur ta fitojë superkupën e Evropës pas 120 minutave lojë ndaj Sevillës.
Në një ndeshje finale që kishte të pranishëm edhe tifozë, Bayerni e fitoi takimin me rezultat të ngushtë 2-1 pas vazhdimeve.
Ndeshja nisi më mirë për skuadrën spanjolle e cila fitoi penallti në minutën e 11-të, kur David Alaba pengoi Ivan Rakiticin në zonë.
I saktë nga pika e bardhë u tregua sulmuesi argjentinas Lucas Ocampos që shënoi për 1-0.
Megjithatë epërsia e ekipit spanjoll zgjati vetëm 21 minuta, pasi bavarezët barazuan gjithçka.
Ishte Robert Lewandowski që ktheu një top tek Leon Goretzka i cili me një gjuajtje të fuqishme barazoi shifrat në 1-1.
Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Bayerni e nisi mirë pjesën e dytë duke sulmuar, ndërsa shënuan në minutën e 51-të me Robert Lewandowskin.
Megjithatë goli i polaku u anulua me VAR pasi ai ishte në pozitë jashtë loje.
Bayerni dominoi takimin dhe krijoi disa raste të mira, por deri në fund të 90 minutave më nuk pati gola.
Rastin më të mirë e pati Sevilla në minutën e 87-të ku pas një kundërsulmi Youssef En Nesyri doli përballë portierit Manuel Neuer, por gjermani shpëtoi gol të sigurt.
Kësisoj ndeshja u desh të shkonte në kohën shtesë pasi 90 minutat përfunduan me rezultat të barabartë 1-1.
Bayerni në kohën shtesë ishte më i mirë, teksa në minutën e 104-të gjetën golin e epërsisë.
Portieri Bono nuk arriti ta largonte si duhet një top, derisa Javi Martinez me kokë shënoi për 2-1.
Sevilla u mundua me të gjitha forcat ta barazoj rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Kësisoj Bayerni fiton trofeun e katërt këtë edicion, pasi më parë e kishin fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve dhe tani Superkupën e Evropës. /Telegrafi/
https://twitter.com/Utdlnterest/status/1309209591780126720
https://twitter.com/mikemuhima/status/1309215163145424896
https://twitter.com/FTTV10/status/1309239837279518723