Gjiganti gjerman, Bayern Munich është duke kërkuar një pasardhës të kapitenit Philipp Lahm.
Rekordmenët e Gjermanisë janë fokusuar në tregun portugez dhe janë futur në bisedime me Benficasn për mbrojtësin e djathtë Nelson Semedo.
23-vjeçari është rritur shumë në aspektin sportiv viteve të fundit dhe ka arritur të zë vend edhe në Kombëtaren e Portugalisë.
Nga 16 ndeshjet e zhvilluara në elitën e futbollit portugez, Semedo ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asistime.
Bayern e dëshiron lojtarin si zëvendësim të legjendës Philipp Lahm i cili duket se do ta përfundoi karrierën në fund të stinorit.
Për ta transferuar në ‘Allianz Arena’ portugezin, Bayern duhet të paguajë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/