Bayern Munich raportohet se janë duke planifikuar një lëvizje shokuese për yllin e Liverpoolit para afatit kalimtar veror.
Ashtu siç u raportua nga Daily Mail, gjiganti gjerman është i interesuar për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë të Liverpoolit, Andy Robertson.
Këtë lëvizje klubi bavarez janë të detyruar ta bëjnë pas raportimeve se Alphonso Davies me gjasë do t’i bashkohet Real Madridit në verë.
Në vitin 2017, Jurgen Klopp e kishte transferuar Robertsonin nga Hull City për shumën e raportuar prej 8 milionë eurosh.
Që nga atëherë, reprezentuesi skocez është shndërruar në njërin nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, duke luajtur një rol vital në sukseset e Liverpoolit gjatë viteve të fundit.
Robertson ka fituar Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e UEFA-s, Kupën FA, Carabao Cup dhe FA Community Shield.
Përkundër faktit se Robertson do të mbush 30 vjet muajin e ardhshëm, është pretenduar se Bayerni beson që ai ka energjinë dhe balancin e njëjtë që Davies e posedon./Telegrafi/