Bayern Munichu ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Augsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë vazhduar serinë pozitive të fitoreve dhe janë ofruar edhe më shumë te titulli kampion.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 82-të dhe ishte Robert Lewandowksi, i cili shënoi nga penalltia.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Joshua Kimmich, i cili u notua me 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Ruben Vargas, i cili u vlerësua me notë 6.0.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/