Bateristi Joe Seiders përballet me akuza të reja për pornografi me fëmijë

Joe Seiders, ish-bateristi 44-vjeçar i grupit kanadez të muzikës indie rock “The New Pornographers”, është përballur me akuza të reja të rënda për përfshirje në pornografi me fëmijë.
Ai u arrestua në prill pasi akuzohet se kishte filmuar një djalë 11-vjeçar në tualetin e një restoranti Chick-fil-A në Kaliforni.
Pak ditë më vonë, policia mori një raport të dytë për sjellje të dyshimtë në të njëjtin vend, dhe Seiders u ndalua në vendngjarje, shkruan DailyMail.
Hetimet dhe kontrolli i pajisjeve të tij zbuluan prova për përfshirje në disa incidente, përfshirë posedim dhe prodhim të pornografisë me fëmijë, akte të turpshme ndaj të miturve dhe shkelje të privatësisë.
Dy të mitur të tjerë kanë dalë tani me akuza shtesë ndaj tij.
Grupi “The New Pornographers” deklaroi se janë “të tronditur dhe të shkatërruar” nga akuzat dhe kanë ndërprerë çdo lidhje me Seiders.
Ai ishte pjesë e grupit nga viti 2014 dhe kishte marrë pjesë në disa nga albumet e tyre të fundit.
Grupi ende nuk ka komentuar mbi akuzat më të fundit. Hetimet ndaj Seiders vazhdojnë. /Telegrafi/
































































