Ata përmes një komunikatë për media, kanë thënë së në historinë e luftërave çlirimtare nuk ka ndodhur ndonjëherë të themelohet Gjykatë Speciale për palën çlirimtare, por për atë agresor dhe pushtues.

“Ne si shqiptaro-amerikanë iu bashkëngjitëm luftës së UÇK-së dhe NATO-s, kundër regjimit pushtues serb për të ndaluar që populli shqiptar të vazhdonte të ishte viktimë e fashizmit të Milosheviqit”, thuhet në reagimin e tyre.


Sipas tyre “agresori në Kosovë ka qenë shteti serb dhe shteti serb duhet të jep llogari për vrasjet, dëmet dhe shkatërrimet që solli lufta”. /Telegrafi/