Bastiset Ministria për Komunitete dhe Kthim

Sipas një komunikate të EULEX-it, bastisjet u kryen në kontekst të një hetimi për korrupsion lidhur me disa tenderë ndërmjet vitit 2007 dhe 2009. Gjatë bastisjes janë konfiskuar materiale.
Akuzat në këtë rast kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës-përvetësim, marrje dhe dhënie të mitës.
Bastisjet u autorizuan nga një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës.
Një prokuror special i EULEX-it ishte i pranishëm në vendngjarje në MKK në mënyrë që ta mbikëqyrë rastin, të sigurojë mbledhje efektive të materialit dëshmues dhe të ofrojë sqarim të plotë dhe të duhur për personat e pranishëm në vendngjarje.
Hetimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe EULEX është nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it të Prokurorisë Speciale (PSRK). /Telegrafi/





















































