LAJMI I FUNDIT:

Basketboll: Kampionët nisin përgatitjet

Basketboll: Kampionët nisin përgatitjet

Kampioni aktual i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, sot (e hënë) do të fillojë përgatitjet për edicionin e ri të garave.

Për këtë fazë, e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë dhe në parkun e Gërmisë, trajneri Arben Krasniqi do të grumbullojë 14 lojtarë.

Sigal Prishtina është duke planifikuar edhe disa ndeshje miqësore gjatë fazës përgatitore, dy me përfaqësuesen U21 dhe disa ndeshje ndërkombëtare me skuadra të rajonit, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Prishtinasit mund ta fillojnë edicionin e ri në palestrën në Bardhosh të Prishtinës, në rast se palestra e qytetit në Qendrën e Rinisë dhe të Sporteve nuk do të rinovohet në kohë. /Telegrafi/