Klubi basketbollistik Bashkimi ka fituar ndaj KB Boreas me rezultat 119:101 në ndeshjen e zhvilluar në palestrën sportive “Karagaq” në Pejë.
Prizrenasit kanë vazhduar me formë të mirë dhe pas fitores së madhe ndaj Prishtinës në javën e fundit, tani ka fituar edhe në udhëtim ndaj Boreas.
Bashkimi e filloi më mirë takimin duke treguar lojë të mirë, ku edhe fituan çerekun e parë me rezultat 36:28.
Edhe çereku i dytë foli në të mirë të prizrenasve, të cilët vetëm thelluan epërsinë pasi e fituan këtë çerek me rezultat 27:19 dhe shkuan në pushim me rezultat të përgjithshëm 63:47.
Në pjesën e dytë vendasit patën ngritje në lojë duke treguar basketboll më të mirë, ndërsa këtë çerek e humbën me vetëm katër pikë më pak 25:29.
Në çerekun e fundit të lojës, Borea u kthjell tërësisht duke e fituar edhe çerekun me rezultat 29:29, por kjo nuk i mjaftoj pasi në fund ndeshja përfundoi me fitoren e Bashkimit me rezultat 119:101.
Basketbollisti më i dalluar te Bashkimi në këtë ndeshje ishte Mikaile Tmusic me 25 pikë, katër asistime dhe katër kërcime, ndërsa te Borea u dallua Blend Matoshi me treshifrorë të trefishtë me 26 pikë, 11 kërcime, 11 asistime.
Në ndeshjen e ardhshme, Bashkimi e pret në shtëpi Rahovecin, i cili është në formë të mirë me dy fitore radhazi. /Telegrafi/