Site icon Telegrafi

Bashkimi lehtësisht kalon Vëllaznimin

Bashkimi ka shënuar fitoren e radhën në kuadër të xhiros së XXI-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit triumfuan me rezultat 94:63 kundër skuadrës gjakovare, 94:63.

Forma e mirë e Endrit Hysenagollit që ka nisur këtë muaj nga Final Fouri i Kupës së Kosovës dhe përballja me Sigal Prishtinën aty, është kurorëzuar sot me rekord pikët e shënuara këtë stinor për lojtarin në fjalë.

Qendra 211 centimetërshe e Bashkimit, ka regjistruar sot 23 pikë ndaj Vëllaznimit, që është rekord personal i stinorit për të.

Pas kësaj fitoreje, Bashkimi zë vendin e tretë të renditjes tabelore me 27 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version