Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës përmbyllën sot në Prishtinë fushatën e përbashkët “Blloko Urrejtjen. Fal Dashni! e cila është zhvilluar në Ballkanin Perendimor që nga dhjetori 2020, me qëllim luftimin e formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes, e cila targeton komunitete dhe individë specifikë në shoqërinë tonë dhe komunitetet lokale.
Fushata është përcjellë me aktivitete të shumta të komunikimit me publikun dhe kanalet e rrjeteve sociale duke arritur tek qindra mijëra njerëz.
Ngjarja e cila u mbajt në një shesh publik të lojrave në Prishtinë mblodhi të rinj, Ambasadorë kundër Gjuhës së Urrejtjes, zyrtarë dhe OJQ lokale, si dhe Ambasadorë të Rinj Evropian dhe përfaqësues të BE-së dhe KiE-së, të cilët kanë dhënë mesazhe dashurie, barazie dhe solidariteti.
“Të gjitha format dhe manifestimet e urrejtjes dhe intolerancës janë në mospërputhje me konceptet themelore të lirisë dhe barazisë, si dhe me vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e komuniteteve joshumicë,” tha Johannes Stenbaek Madsen, kreu i Seksionit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Fushata “Blloko Urrejtjen. Fal Dashni!” është vetëm një nga aktivitetet e shumta të financuara nga BE-ja dhe të zbatuara me organizatat partnere në përpjekje për të ndihmuar institucionet vendore që të avancojnë Kosovën* në rrugën e saj evropiane duke forcuar respektin për të drejtat e njeriut.”
Duke folur në këtë ngjarje, Tankut Soykan, Zëvendës Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, theksoi rëndësinë e luftës kundër gjuhës së urrejtjes në lëvizjen drejt një shoqërie tolerante dhe të larmishme.
“Është përgjegjësi e të gjithëve ne të kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes, sepse ky fenomen kërcënon jo vetëm disa grupe të cenueshme, por edhe vlerat themelore të demokracive tona. Siç nënvizoi Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejčinovič Burič, gjuha e urrejtjes është në rritje në Evropë, veçanërisht online, ku shpesh merr formën e racizmit, antisemitizmit ose nxitjes së dhunës. Ne duhet të bashkojmë forcat për të trajtuar këtë kërcënim kompleks ndaj shoqërive tona me masa që janë edhe efektive, por edhe proporcionale”, tha Soykan.
Donjeta Sahatçiu, Nënkryetare e Komunës së Prishtinës në fjalën e saj theksoi, “Nesër është dita ndërkombëtare e shëndetit mendor dhe po gëzohem shumë që kjo kampanjë po organizohet një ditë para kësaj dite dhe rëndësinë që e ka në mënyrë që të ngritët vetëdija që çdo fjalë e keqe e thënë prej dikujt ndikon në shëndetin mendor të tjetrit dhe kampanja “Blloko urrejtjen. Fal dashni!” ka një rëndësi tepër të veçantë, sepse mesazhi është shumë i qartë” tha Sahatçiu.
Afrim Maliqi, Drejtor i Handikos në fjalën e tij deklaroi “Megjithëse këto vite kanë kaluar, Prishtina dhe Kosova janë ndërtuar dhe po ndërtohen, mirëpo gjendja e personave me aftësi të kufizuar ende mbetët e vështirë dhe ka sfida të shumta të cilat i pengojnë personat me aftësi të kufizuar që të jenë të barabartë me të tjerët. Duke filluar nga infrastruktura, megjithëse ka lëvizje, por ato ende nuk janë arritur sa duhet”.
Fushata mbështetet nga figura të shquara publike, institucione dhe aktivistë, të cilët po promovojnë diversitetin dhe barazinë si në nivel lokal ashtu edhe në atë rajonal, përmes rrëfimeve personale, dëshmive dhe shkëmbimit të praktikave të mira.
Fushata zbatohet në kuadër të veprimeve të “Promovimit të diversitetit dhe barazisë në Ballkanin Perëndimor”, që janë pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.
Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni:
Alban Kastrati, Ekspert i Marrëdhënieve me Publikun (alban@republika.tv / +38349171717)
Besnik Baka, Communication Officer – Horizontal Facility II (besnik.baka@coe.int / +355692178430)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë: Bizneset përballen me rritje të kostos

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët