Bashkim Dedja, në krye të Kushtetueses

Në sqarimin e zyrës së Presidentit Bujar Nishani thuhet se “në përfundim të procesit konsultues me përfaqësuesit e partive parlamentare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 4 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese”.
Ky është mandati i dytë i Dedjas në krye të Gjykatës Kushtetuese. Mandatin e parë, i cili i mbaroi pak ditë më parë, e morri në tetor të vitit 2010. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































