Site icon Telegrafi

Bashkëshorti i Oltës rrëfehet pak para largimit të saj: Nuk më pëlqeu si luajti në fillim, Luizi në atë lojë është perfekt

Bashkëshorti i Olta Gixharit, Dori, ka qenë një personazh shumë i diskutuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ai u përmend tejet mase në BBVA, por përveç kësaj pati shkrime të ndryshme edhe në rrjete sociale.

I njëjti së fundmi ka dhënë një intervistë për “E diell”, ku ka folur për letrën që i dërgoi partneres së tij, lojën e aktores e gjithashtu tha disa fjalë edhe për Luizin.

Foto: Screenshot/YouTube

Telefonata me të u realizua pak orë më parë në studion e “E diell” nga motra e Oltës, Gerta.

“Njerëzit kanë të drejtë të mendojnë për punën e shkrimit. Nëse mendojnë që nuk e kam shkruar unë le t’ia tregojnë dikujt tjetër meritat. Nuk ka problem. Nuk dua të njihem si shkrimtar i mirë’, tha ai fillimisht.

Lexo po ashtu “Më ka harruar, nuk më njohu” - takimi emocionues i Oltës me të birin pak para daljes nga shtëpia

“Unë kam qenë pak i mërzitur në fillimet e saja pasi për çështje situatash u ndodh në një pjesë që do dilte keq se s’bën. Pasi u bë si një lloj hakmarrjeje ndërmjet dy gocave, normalisht njëri do të dilte keq nga të dy. Normalisht Zhaklina fatkeqësisht nuk e duroi dot presionin dhe e la, e keqja do të dilte Olta se s’bën. Nga aty i mori pak loja mbrapsht me të thënë të drejtën, por që e ka rikuperuar. Në këto momente është edhe loja është më e shtruar, të gjithë janë pak më të lodhur, kanë krijuar afrimitetet ndërmjet njëri-tjetrit, pavarësisht që fjalët që dalin nga goja janë në kuadër të lojës”, shtoi më tej Dori.

Ai komentoi edhe lojën e Luizit, teksa vazhdoi: “Luizi në atë lojë është perfekt, nuk kemi çfarë të diskutojmë. Problemi është se nuk ka pasur kundërshtarë asnjëherë, nuk kishte ndonjë çun që të kishte mundësi të përballej”.

Sa i përket aludimeve në rrjet, Dori theksoi: “Unë kam qenë gjithë kohës në Spanjë, erdha këtu kur u bë videoja me çunin. Nuk i kam pasur këto marrëdhënie fare, jo ka dhënë një milion jo ashtu. Janë lajme portalesh”.

 

Olta theksojmë se u largua nga BBVA me dëshirë pasi nuk mund të qëndronte më pa djalin e saj, Amarin. /Telegrafi/

Exit mobile version