LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi kulturor Kosovë-Jordani

Bashkëpunimi kulturor Kosovë-Jordani

Ministri Beqiri priti drejtorin e Qendrës Kulturore në Oborrin Mbretëror të Jordanisë, Dr. Mofleh al Adwan.

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të vendeve të ndryshme, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, priti drejtorin e Qendrës Kulturore në Oborrin Mbretëror të Jordanisë, dr. Mofleh al Adwan.

Në këtë takim u konfirmua vullneti i dyanshëm për bashkëpunim kulturor midis Kosovës dhe Jordanisë dhe, njëkohësisht, gatishmëria për bashkërendimin institucional dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat e artit e të kulturës.