Nga: Mark Knopfler (kënga “Brothers in Arms” nga albumi me po të njëjtin titull i grupit Dire Straits, 1985)
Përktheu: Agron Shala
Këto male të mbuluara me mjegull
Për mua tashmë janë shtëpi
Por vatra ime është në fusha
Dhe gjithmonë atje do të jetë
Një ditë ti do të kthehesh
Te luginat dhe tokat tua
E më nuk do të marrësh flakë
Për të qenë bashkëluftëtar
Përgjatë këtyre fushave të shkatërrimit
Pagëzime nga zjarri
I kam parë vuajtjet tua
Kur lufta tërbohej çdo herë e më shumë
Dhe edhe pse më lënduan aq keq
Me frikë e me panik
Ju kurrë nuk më braktisët
Bashkëluftëtarët e mi
Ka aq botë të ndryshme
Ka edhe shumë diej
Por e kemi vetëm një botë
E ne në të ndryshmet jetojmë
Tash Dielli shkoi për lesh
Dhe Hëna po ngjitet shumë lartë
Më lejo të ta jap lamtumirën
Çdo burrë ka për të vdekur
Por është shkruar në dritën e yjeve
Dhe në çdo vijë të pëllëmbës tënde
Jemi të marrë t’i luftojmë
Bashkëluftëtarët nga pala tjetër