Basha, nën hijen e Berishës
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, edhe pse i dorëhequr nga kreu i PD-së po vazhdon t’i prijë akuzave kundër socialistëve fitues në zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Deklaratat e tij janë në qendër të vëmendjes së mediave dhe opinionit publik, padyshim duke lënë në hije kryetarin e ri të PD-së, Lulzim Basha. Normalisht prisnim një pushim sado të shkurtër të Berisha për të reflektuar pas humbjes së thellë të partisë së tij dhe për të na krijuar hapësirë dhe mundësi ta njohim kryetarin e ri të PD-së. Aktualisht intensiteti i reagimeve të Berishës jo vetëm që nuk ka rënë, por është rritur.
Dilema ime është nëse Basha nuk po arrin ende të gjej argumente për opozitarizëm dhe në këtë mënyrë Sali Berishës po i imponohet që të vazhdojë avazin e vjetër të kundërshtimeve për mos ta lënë të qetë kundërshtarin? Apo, deklaratat e reagimet e shumta e intensive të Sali Berishës po i zënë frymën dhe nuk po i lënë hapësirë Bashës për të thënë atë që mendon?
Pavarësisht se çfarë po ndodh aktualisht në të djathtën në Shqipëri, besoj se Sali Berisha duhej të rrinte në heshtje për ca kohë. Fjala e tij do të kishte më shumë peshë po të thuhej në një moment të zgjedhur, se sa reagimet për detaje të parëndësishme. Humbja e PD-së në zgjedhje i dha atij shansin historik për të qëndruar anash për një kohë dhe për të reflektuar mbi atë që ndodhi. Ai me mençuri u tërhoq nga kreu i PD-së duke i dhënë këtij subjekti një kryetar të ri, tepër premtues, të cilit tash nuk po i jep shansin të dëshmohet.
Sali Berisha sigurisht ka ende për t’i dhënë politikës shqiptare nga eksperienca e tij e gjatë, por jo me intensitetin që ka vepruar deri tani. Duke parë insistimin e vazhdueshëm të Berishës për të qenë në qendër të vëmendjes, është e lehtë të parashikohet se çfarë do të ndodhë në legjislaturën e mandatit vijues parlamentar. Ai me siguri do të jetë deputeti më aktiv i opozitës dhe vështirë do ta pranojë faktin se nuk do të mund ta marr fjalën sa herë të dojë dhe të thotë çfarë të dojë. Sigurisht këtë problem do ta ketë edhe ish kryetarja e Parlamentit, zonja e nderuar, Jozefina Topalli. Nuk do doja në asnjë mënyrë të shihja Berishën e viteve opozitare 2000-2005, kur ai si deputet ngrihej pa radhë të fliste dhe socialistët e lejonin duke e fyer se doktori është i sëmur. Berisha që kemi parë këto tetë vite është politikan i madh i kombit e edhe humbjen do duhet ta menaxhojë si i tillë.
Kryeministri Berisha arriti që gjatë dy mandateve ta kthejë Shqipërinë në binarët e një shteti që funksionon. Anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave etj., janë dëshmi e kësaj. Ai edhe pse humbi zgjedhjet e fundit, bëri që Shqipëria për herë të parë të plotësojë standardin e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kusht për të ecur përpara drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian. Rruga e Kombit, vepër që s’do të bëhej pa insistimin vendimtar të Sali Berishës, është shndërruar sot në rrugën e bashkimit të shqiptarëve. Pa këtë rrugë bashkimi do ishte deklarativë, ndërsa sot është diçka që e jetojmë çdo ditë. Duke ditur këto e shumë vepra të tjera, dua të besoj se Berisha do ta menaxhojë më mirë se që ka nisur rolin e tij në opozitë. Të flasësh më rrallë nuk do të thotë se je më pak i rëndësishëm.
Në katër vitet e mandatit parlamentar që po fillon, do të doja të shihja të zhvillohej një betejë politike në mes figurave të reja të pozitës dhe opozitës, duke shpresuar në një frymë më liberale në politikën shqiptare, pa fyerje, pa sharje e shpifje. Zëri i Berishës në legjislaturën e re shqiptare do duhej të ishte zëri i eksperiencës që bën diferencën. Betejën opozitare le ta zhvillojë kryetari i ri i PD-së, Basha, bashkë me deputetët e së djathtës.
Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëshmuar së është punëtor, por edhe i paparashikueshëm. Ai padyshim i bëri qeverisë Berisha për tetë vite opozitën më të fortë që mund të ketë parë ndonjëherë Shqipëria, por edhe Ballkani. Me apo pa të drejtë, me bllokime apo kompromise, me dhunë apo protesta paqësore, duke bërtitur apo me ndjeshmëri, kryetari i PS-së, Rama, dëshmoi në opozitë se ambiciet e tij politike nuk ndalen para asgjëje. Ai arriti aty ku synonte me premtime të mëdha për të rilindur Shqipërinë. Nuk do të jetë e lehtë për një opozitë që përbënë një të tretën e Parlamentit t’i bëjë ballë një mazhorance kaq të fuqishme. Prandaj, për ta sfiduar qeverinë e re do të duhet eksperienca e Berisha, por zëri dhe modeli i Basha.
Duke kujtuar garën e fuqishme që zhvilloi Lulzim Basha për Tiranën, kundër Ramës që për tre mandate po udhëhiqte kryeqytetin shqiptar, më bën të besoj se Basha ka potencialin për të bërë opozitën që i duhet Shqipërisë. Ai sigurisht ka mësuar nga Sali Berisha, por modeli opozitar që ai do ndërtojë duhet të jetë i ri, në hap me kohën dhe në përputhshmëri me rrethanat aktuale të krijuara pas zgjedhjeve të fundit. Heshtja e tij në këtë kohë ndoshta është e drejtë, pasi Qeveria e re nuk ka filluar ende zyrtarisht punën. Por, duket qartë se për të dalë në sipërfaqe, Bashës do t’i duhet fillimisht të tejkalojë Sali Berishën, çka duket të jetë tejet e vështirë për t’u përballur pastaj në betejën e gjatë e sigurisht aspak të lehtë me kryeministrin e ri, Edi Rama.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin