Ish-ylli i serisë “The O.C.”, thotë se nëna dhe babai i saj janë ‘krenarë’ për vajzën e tyre, por janë ‘konfuzë’ se çfarë pune ajo bën.

“Nëna dhe babai im ende janë ca konfuzë dhe të matur rreth asaj çfarë unë bëj. Babai im është agjent burse, i cili ka studiuar drejtësinë dhe ekonomikun dhe babai i tij ishte politikan. Por e di se ai dhe nëna ime janë shumë krenar me mua”, ka thënë aktorja.

23-vjeçarja po ashtu ka thënë se ajo është e kënaqur të paraqitet e zhveshur në ekranin e madh, nëse kjo është thelbësore për të treguar fabulën e filmit.

“Të realizoj skena lakuriqe nuk më shqetëson. Kjo e gjitha mbështetët në atë nëse i besoj regjisorit ose jo”, ka shtuar Barton.