Faqet e thashethemeve këtë javë kanë sugjeruar se dy aktoret, të cilat luajnë në filmin e realizuar nga HBO, kishin pasur një grindje me njëra-tjetrën për faktin se cila do të konsiderohet e nominuar për aktoren kryesore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Prime Time Emmy Awards”.

Thashethemet kanë spekuluar se HBO ka përcaktuar që Barrymore, të konsiderohet aktorja kryesore, derisa Lange ka reaguar për këtë gjë.

Mirëpo, një përfaqësues i kompanisë televizive ka thënë se HBO nuk përcakton se kush do të dominohet dhe në cilën kategori dhe ka mohuar të ketë pasur mospajtime ndërmjet dy aktoreve.