LAJMI I FUNDIT:

Barnat kundër depresionit kanë pak efekt

Barnat kundër depresionit kanë pak efekt

Një studim i shkencëtarëve nga tre vende, sugjerojnë se barnat kundër depresionit, që jepen me recetë për miliona vetë, nuk janë në masë të madhe të efektshme.

Studimi i botuar në revistën PLoS Medicine ekzaminoi informacionet e vlefshme për medikamentin e njohur si Prozac.

Studiuesit nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, i siguruan këto të dhëna në bazë të rregullit amerikan për lirinë e informacionit.

Këtu përfshihen rezultatet e testeve të bëra, të cilat nuk u bënë publike në kohën e tyre nga prodhuesit e medikamenteve.

Studimi i bërë mbi katër medikamente që jepen shumë shpesh me recetë tregoi se ato nuk janë shumë efektive dhe ka pak arsye për t’i dhënë ato me recetë, përjashto këtu rastet kur pacientët vuajnë nga depresioni i rëndë.


Megjithatë, prodhuesit e medikamenteve thonë se ilaçet kanë qenë të efektshme që prej daljes së tyre dhe se rezultatet e studimit përballen me provat klinike.

Në vitet e fundit, ka pasur shqetësim lidhur me efektet anësore të medikamenteve kundër depresionit dhe në disa vende, përfshirë Britaninë, ato konsiderohen si të rëndësishme për terapinë ndaj depresionit. /BBC/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori