LAJMI I FUNDIT:

Barku i madh nuk është për meshkujt!

Barku i madh nuk është për meshkujt!

Barku te femrat është simbol i pjellshmërisë, ndërsa te meshkujt është diçka krejt ndryshe: sa më shumë bark, aq më shumë zvogëlohen mundësitë për fertilitet.

Shkencëtarët nga Universiteti i Aberdeenit kanë analizuar 2.000 çifte dhe kanë arritur ta zbulojnë lidhshmërinë ndërmjet madhësisë së stomakut dhe pjellorisë.

Ata kanë vërejtur se me rritjen e madhësisë së stomakut, rritet edhe numri i spermatozoideve anormale të cilat nuk janë kandidatë për një fekondim të suksesshëm.

Prej faktorëve tjerë të cilët e pengojnë procesin e fekondimit janë përmendur duhani, konsumimi i shpeshtë i alkoolit dhe mosha e shtyrë.