Bardh e zi, apo zi e bardh?
Kur filloi rundi i parë i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, zërat opozitarë dhe shoqëria civile kishin shqetësimin se ato bisedime të quajtura teknike ishin më shumë politike në thelb. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thoshte se me Serbinë kurrë nuk do të ketë bisedime politike. Madje, ai shtonte se kurrë me askënd nuk do të bisedohet për statusin e Kosovës.
Por, me të përfunduar bisedimet e ashtuquajtura teknike, vetë Hashim Thaçi u vu në krye të delegacionit kosovar për bisedime kryekëput politike. Këto bisedime duket se kanë ardhur para përfundimit dhe tani vetëm pritet miratimi i palës kosovare.
Mes delegacionit serb dhe Brukselit janë sqaruar mosmarrëveshjet. Brukseli e pranon ekzistencën e Asociacionit të Komunave Serbe brenda Kosovës, me kompetenca ekzekutive dhe më gjysmë kompetenca legjislative, dhe Serbia për momentin është e kënaqur. Them për momentin, sepse përderisa ajo nuk ka ndërmend ta pranojë pavarësinë e Kosovës, loja vazhdon.
Presidenti Nikoliq tha se Kosova ka lëshuar pe, kurse kryeministri serb Daçiq tha se Kosova nuk po lëshon pe! Thaçi tha se kurrë nuk do të ketë autonomi për serbet në Kosovë. Cili nga këta tre burra e tha të vërteten?
Le të më lejohet që ta bëj përkthimin e këtyre tri fjalive që përveç kryefjalës dhe kallëzuesit nuk kanë shumë pjesë tjera të ligjëratës! Për mua secila nga këto tri fjali ngërthen nga një të vërtetë, por edhe nga një gënjeshtër njëkohësisht. E vërteta në fjalinë e Nikoliqit është se kërkesa e Serbisë për formimin e këtij asociacioni ka pasur mirëkuptim në Bruksel dhe Ashton e ka bindur kryeministrin e Kosovës se ai propozim është në harmoni me pakon e Ahtisarit e rrjedhimisht edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Kau i zi që ka qenë në anën e djathtë, ka kaluar në anën e majtë dhe anasjelltas; i bardhi që ka qenë në anën e majtë, ka kaluar në të djathtën. Dhe, kështu për Hashim Thaçin është “shpërfytyruar” fotografia bardh e zi e cila në fakt është e njëjta, por tani zi e bardh! Kjo ka mjaftuar që baronesha Ashton ta ndez dritën e gjelbër dhe Nikoliq është ndjerë i relaksuar.
E vërteta në fjalinë e Daçicit është se Kosova nuk ka lëshuar pe në pikat fondamentale të propozimit serb, i cili në fakt dizajnon dy shtete brenda territorit kosovar: shtetin serb në miniaturë për serbet e Kosovës, dhe shtetin kosovar për shqiptarët dhe grupet tjera etnike. Madje Daçiq ka përmendur Amerikën si fuqi në përkrahje të Kosovës. Ai ka shpallur përgjegjëse Amerikën me qëllim që ajo ta shqyrtojë pozicionin e vet në këtë drejtim dhe kështu delegacioni kosovar eventualisht ta ketë edhe një presion tjetër, atë amerikan, në rast se Brukseli nuk i del boll.
E vërteta e Hashim Thaçit se kurrë nuk do të ketë autonomi serbe e as status special i referohet emërtimit të kësaj krijese të re që do të quhet Associacion dhe jo autonomi apo status special. Përsëri Hashim Thaçi ka problem me dy ngjyrat kryesore: bardh e zi, sepse nuk dallon ndërrimin e vendeve të këtyre ngjyrave. Ai madje ka paralajmëruar ardhjen e baroneshës Ashton për t’i bindur shqiptarët se asgjë nuk po humbin! Ky është garanti i Hashimit për kurrën e tij. Por, përderisa në këto bisedime Kosova shfaqet për dëshirën e BE-së që ta ndihmojë procesin negociator mes Serbisë dhe Brukselit, ajo nuk ka ndonjë kërkesë të veçantë pos që të jetë aty ku kërkohet nga Brukseli në kohën e caktuar. Kurse pala serbe ka një kërkesë dhe së paku gjysma e asaj kërkese po plotësohet tani.
Serbia ka edhe një strategji në faza. Ajo po e thyen arrën e fortë dhe gjysmën e thelbit po e nxjerr në këtë fazë, e gjysmën tjetër shpreson ta nxjerr në të ardhmen. Kosova ka shkuar pa asnjë plan dhe pa asnjë strategji. Plani i Kosovës do të duhej të ishte që krejt çka është në harmoni më Kushtetutën e Kosovës për të drejtat e minoritetit serb, të zotohet se do ta zbatojë në përpikëri dhe për këtë të dëshmojë me planet apo projektet konkrete të hartuara për këtë qëllim. Strategjia e saj do të duhej ishte: të mos pranonte asgjë të re as nga Brukseli, e as nga Serbia, pa vënë kushtin e njohjes së Kosovës nga shteti serb.
Njohja eventuale e Kosovës nga Serbia do t’i thyente iluzionet serbe se në të ardhmen do të arrihet një status i ri për serbët e Kosovës, e që do të thotë një status i ri për Kosovën. Të paktën koncesioni do të kishte një çmim, sado që kjo nuk do të prodhonte kurrfarë garanti që Kosova të ekzistojë dhe zhvillohet si një shtet funksional. Shansin për ta kushtëzuar Serbinë Kosova e humbi për mungesë strategjie.
Krejt në fund dua ta marrë një shembull analogjie të këtij procesi. Analogjia ka të bëjë më shumë me formën sesa me përmbajtjen e procesit. Kur Milosheviqi vendosi ta suprimonte autonominë e Kosovës, një akademik yni thoshte se sa i përket Kosovës duhet ta shtramojmë kapuçin se ajo nuk humb asgjë. Asnjëherë nuk kam menduar se ky akademik ishte tradhtar i Kosovës dhe i popullit të tij. Më shkonte mendja se ai ose kishte një zor të madh ose një lakmi të madhe. Por, edhe fshatarët e dinin se ajo çka bënë deputetet në Kuvendin e Kosovës në marsin e vitit 1989, duke miratuar amendamentet serbe, ishte një ditë e zezë për Kosovën.
Fshatarët e dinin, akademiku nuk e dinte! As tani nuk më shkon mendja se Hashim Thaçi është një tradhtar – siç e quajnë disa nga oponentët e tij. Ajo që nuk jam i siguritë është se a e ka të qartë çdo herë dallimin mes dy ngjyrave kryesore: ngjyrës së bardhë dhe asaj të zezë. E sidomos: a e kupton mirë se kur këto ngjyra i ndërrojnë vendet, fotografia mbetet pak a shumë e njëjtë.
Këtë fshatarët e dinë. Por, kryeministri a e di?!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?