Martin Montoya dhe Cristian Tello pritet të shkojnë në Valencia, pasi mesfushori Andre Gomes iu bashkua Barcelonës.
Sipas asaj që raporton gazeta Sport, Montoya është një prioritet i drejtorit sportiv të Los Che, Jesus Garcia Pitarch.
Edhe sulmuesi këmbëshpejt, Christian Tello mund të shkojë në Valencia, pasi skuadra e madhe spanjolle po dobësohet në këtë pozitë.
Kjo pasi Alvaro Negredo, Pablo Piatti dhe Rodrigo De Paul të gjithë do të largohen, teksa kanë humbur edhe Sofiane Feghouli si transferim i lirë.
Luis Enrique ka bërë të qartë se ai nuk llogaritet në dyshen, Montoya dhe Tello për sezonin e ardhshëm, ku edhe iu tha fillimisht se nuk kanë nevojë t’i bashkohen trajnimit para-sezon deri më 8 gusht, por u shfaqën këtë javë për ditën e parë të përgatitjeve. /Telegrafi/