Telegrafi

Banorët në Big Brother bërtasin pasi diçka e çuditshme ju shfaqet në frigorifer

Banorët në Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdojnë të kenë situata të ndryshme brenda shtëpisë.

Ata gjatë ditës së sotme (e diel) kanë hasur në një incident gjatë kohës që ishin në kuzhinë.

Vesa ishte duke përgatitur, ndërkohë që afër saj ishin edhe Santiana Maloku, Gani Gërmia, Azemi e disa të tjerë.

Foto: Screenshot/TikTok

Në një moment, bukuroshja nga Gjakova e hapi frigoriferin dhe duket se pa ndonjë mi.

Lexo po ashtu “Unë kam një bagazh të madh me gjëra të tij” - Gani Gërmia e kërcënon Bucin në Big Brother VIP Kosova 2?

Ata kanë bërtitur dhe me reagime të ndryshme, ndonëse nuk e konfirmuan një gjë të tillë.

Foto: Screenshot/TikTok

“Asgjë nuk është, asgjë”, tha Vesa në anën tjetër.

Të njëjtit tentuan më pas të hiqnin vëmendjen dhe të mos zbulonin më tej. /Telegrafi/