Site icon Telegrafi

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Ndërtesa-qytet ka gjithçka që nevojitet për jetën urbane dhe banorët e saj janë kryesisht të rinj

Imagjinoni një ndërtesë ku jetojnë 20 mijë njerëz dhe që ka 260 mijë metra katrorë.

Jo, kjo nuk është një skenë nga një film fantastiko-shkencor, por një ndërtesë e vërtetë apartamentesh Regent International në qytetin kinez Kianjiang Century City, distrikti i biznesit të Hangzhou, shkruan The Sun.

Përveç apartamenteve, ka edhe të gjitha objektet e tjera të nevojshme për jetën – supermarkete, restorante, pishina, sallone flokësh, internet kafe dhe të ngjashme, transmeton Telegrafi.

Ideja ishte fillimisht vendosja e një hoteli aty, por shumë shpejt ai u shndërrua në vendbanimin më të njohur në botë, mbi 200 metra i lartë, me 36 deri në 39 kate varësisht nga cila anë e shikoni.

Për shumë, kjo është e mjaftueshme që ata praktikisht të mos largohen kurrë nga kjo zonë, sepse gjithçka është në duart e tyre.

Kjo ndërtesë e jashtëzakonshme u hap në vitin 2013, ndërsa arkitektja kryesore ishte Alicia Loo, e cila gjithashtu projektoi hotelin me shtatë yje Singapore Sands.

Banorët e saj janë kryesisht studentë dhe të diplomuar; është gjithashtu interesante për influencuesit e rinj dhe punëdhënësit në kompanitë e vogla.

Sipas informacioneve të agjencisë kineze Sina, apartamentet më të vogla pa dritare mund të merren me qira me 200 euro në muaj, ndërsa apartamentet me ballkon mbi 500 euro.

Kjo është një nga ndërtesat më moderne në Kinë dhe shumë janë të mendimit se kjo mënyrë jetese është një qasje inovative ndaj jetës urbane, e cila është praktikisht një ekosistem i pavarur. Për shkak të kombinimit të qëllimeve rezidenciale, biznesore dhe rekreative, ajo u njoh si ndërtesa rezidenciale më e qëndrueshme në tokë.

Ngjashëm me të, në Alaskë ka një kopje shumë më të vogël në qytetin e Whitie, ku 272 banorë jetojnë në një rrokaqiell 14-katësh. Ndërtesa me emrin Begich Towers, përveç banesave, ka edhe kishë, postë, klinikë, komisariat dhe kishë.

Gjithashtu në Venezuelë ekziston një rrokaqiell Tower of David ku jetojnë mijëra njerëz. Ajo kurrë nuk u përfundua plotësisht, u harrua nga autoritetet dhe u bë një lagje e varfër vertikale e drejtuar nga një ish i burgosur.

 #biggest#apartments#hangzhou #china ♬ original sound – father is the one

/Telegrafi/

Exit mobile version