Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë të janë bizneset më të qëndrueshme dhe më profitabile në rajon. Ato vazhdojnë të raportojnë fitime të majme edhe gjatë 11 muajve të vitit 2017, krahasuar me vitin paraprak.
Nga të dhënat e publikuara në “Raporti mujor i Sistemit Financiar, nëntor 2017”, prezantuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), shkruan Telegrafi, shihet se deri në këtë muaj bankat komerciale arritën fitim neto në vlerën prej 82 milionë eurove, ndërsa një vit më herët kjo vlerë ishte 70.9 milionë euro. Vetëm gjatë muajit nëntor 2017, bankat shënuan fitim neto në vlerë prej 4.3 milionë eurosh.
Viti 2017 në sistemin bankar u karakterizua edhe me rënie të ndjeshme të normave të interesit për kredi. Sipas BQK-së norma efektive e interesit për kredi në muajin nëntor 2017 ka zbritur në 6.7 për qind, krahasuar me 7.3 për qind që ishte po të njëjtin muaj të vitit paraprak.
Vlera e kredive në fund të nëntorit të 2017-së arriti në 2.46 miliardë euro. Nga to 887.9 milionë euro ishin nga kreditë për ekonomitë familjare dhe 1.57 miliardë euro nga financimi i bizneseve me kredi.
Kreditë e sektorit bankar vazhduan ecurinë pozitive të rritjes për të katërtin vit me radhë, duke shënuar një rritje vjetore prej 11.2 për qind në fund të nëntorit të 2017-së. Rritje e theksuar e kreditimit gjatë kësaj periudhe kishin sektori i ndërtimtarisë, prodhimtarisë dhe i tregtisë.
Sipas raportit, vetëm nga interesi, bankat deri në këtë periudhë kishin të hyra 221.5 milionë euro, shpenzime të interesit 15.6 milionë euro, ndërsa shpenzimet e përgjithshme dhe ato administrative janë 93.1 milionë euro.
Rritje kishte edhe te depozitat e klientëve, vlera e tyre deri në fund të nëntorit 2017 arriti në 3.01 miliardë euro, krahasuar me 2.79 miliardë euro që ishte një vit më herët, pra kishte rritje vjetore rreth 8.2 për qind.
Norma efektive e interesit për depozita në muajin nëntor të vitit 2017 ishte 1 për qind, që krahasuar me normën efektive të interesit në kredi paraqet dallim me 5.7 pikë përqindjeje.
Pas dy viteve të ngadalësimit të rritjes, depozitat në sektorin bankar që nga mesi i vitit të kaluar përshpejtuan ritmin e rritjes. Depozitat e transferueshme vazhdojnë të dominojnë strukturën e depozitave, përderisa të afatizuarat dhe të kursimit zvogëluan pjesëmarrjen në gjithsej depozitat.
Zgjerimi i aktivitetit kreditues të sektorit bankar vazhdon të mbështetet nga ecuria e depozitave, rritja e të cilave paraqet burimin kryesor të financimit të kreditimit në vend.
Deri në nëntor të 2017-së, sektori bankar regjistroi rënie të kredive jo-performuese (NPL) dhe përmirësim të mbulueshmërisë së tyre me provizione. Niveli i NPL-ve shënoi rënie në 3.4 për qind, një shkallë e ulët krahasuar me vendet në Ballkanin Perëndimor dhe vendet në Eurozonë. Për më tepër, niveli i mbulueshmerisë së NPL-ve me provizione shënoi rritje në 143.3 për qind.
Sektori bankar vazhdon të ketë nivel të lartë të kapitalizimit, me treguesin e mjaftueshmërisë së kapitalit në 18.1 për qind në mes të vitit 2017. Treguesi kyç i likuiditetit [raporti i mjeteve likuide ndaj gjithsej detyrimeve afatshkurtra] shënoi rënie në krahasim me vitin paraprak. Në këtë zhvillim ndikoi në njërën anë rritja e detyrimeve afatshkurtra, që reflekton pjesëmarrjen më të lartë të depozitave të transferueshme në kuadër të gjithsej depozitave, si dhe rënies së mjeteve likuide, si pasojë e zhvendosjes së mjeteve likuide në mjete afatgjata. Pra, sektori bankar vazhdon të shfaqë pozicion të kënaqshëm të likuiditetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova