Bankat britanike kanë mungesë kapitali

Kërkesa nga banka e Anglisë kryhet pas thirrjes që fondi monetar ndërkombëtar bëri për kreditorët europianë. fondi tha se bankat në Europë duhet të ekuilibrojnë bilancet pasi raportet mes normave të kapitalit dhe riskut po rëndojnë në shëndetin e sistemit bankar global.
Guvernatori i bankës së Anglisë Sir Mervyn King, nuk pranoi të japë një shifër të saktë të nevojës për kapital shtesë që kanë bankat në Britani. Por raporti i bankës për stabilitetin financiar ka përmendur vlerësime për secilën prej shqetësimeve të saj dhe ato sugjerojnë se bankat duhet të rrisin kapitalin në shifrën midis 20 deri në 50 miliardë paund.
Banka e Anglisë i ka kërkuar supervizorit që të monitorojë rreptësishtë situatën e bankave dhe këto të fundit të identifikojnë qartë mënyrat se si do të përmbushin mungesat në kapital deri në fillim të vitit tjetër. /Telegrafi/







































