Natën e kaluar në Santa Monica u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Critics Choice Awards.
Aktori i famshëm Antonio Banderas (58) dhe e dashura Nicole Kimpel (38) kanë tërhequr vëmendjen më të madhe dhe se dallimi në moshë ende po intrigon publikun.
Ndërkohë që Banderas zgjodhi një kostum elegant, Nicole veshi një fustan të zi gjersa në pjesën e sipërme kishte një veshje në formë të leopardit.
Çifti i njohur më vonë u bashkua me motrën binjake e Nicoles, Barbara, ku pozuan të tre në qilimin e kuq
Dashuria midis Antonios dhe Nicoles zgjat për më shumë se 4 vjet dhe mediat e huaja shkruan se një çift dyshohet se planifikon të martohet.
Megjithatë, Antonio, pas aktores së shkurorëzuar Melanie Griffith, me të cilën ishte martuar për 18 vjet, tha se nuk do të martohej përsëri.
Ndryshe, Banderas është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në kinematë botërore. /Telegrafi/