Bandat e motoçikletave okupojnë Austrinë, shesin drogë dhe femra

Këta motoçiklistë, me rastin e hapjes së degët së tyre, "gostitin" grupet lokale me granatim.
Tek anëtarët e këtij grupi me seli në Gjermani, policia, gjatë një bastisjeje ka gjetur kallashnikovë dhe armë të tjera.
Grupi dyshohet se është i përfshirë në grabitjen më të madhe kibernetike në histori, përkatësisht dyshohet se kanë vjedhur nga disa banka një shumë prej rreth 36 milionë euro.
Tani "Satudarah" është duke u përpjekur që të shtrihet edhe në Austri, sipas një raporti të sigurisë së Ministrisë së Brendshme të Austrisë, transmeton Telegrafi.
Grupi "Bandidos MC" dhe "Satudarah MC" kërcënojnë me përleshje të dhunshme, të cilat kërkojnë monitorim afatgjatë, shtoi raporti.
"Bandidos" në Salzburg, krahinë austriake që deri më tani ka qenë territor i grupit të motoçiklistëve, “Hells Angels”, ka hapur një degë.
Në Salzburg u themelua grupi "Legion Torro" simotër e "Bandidos". Kjo është forma më e mirë për të "hyrë" në një territor të ri i ‘okupuar’ nga bandat e mëdha, për shkak se kështu nuk do t’iu ekspozoheni mundësisë së ndaljes së aktivitetit.
Përhapja e bandave të motoçikletave në Austri është bërë kryesisht përmes kriminelëve me origjinë të huaj, raporton e përditshmja vjeneze “Kurir”, duke vënë në dukje se ato vijnë kryesisht nga ish-Bashkimi Sovjetik, Ballkani dhe Afrika.
Në Evropë, tashmë ka më shumë degë të grupeve se sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bandidos, Hells Angels, Gremium, Outlaws janë grupet më të mëdha, me më shumë se 500 degë në të gjithë Evropën, krahasuar me Shtetet e Bashkuara, e cila ka rreth 300 degë. /Telegrafi/





















































