Ballkani ndodhet në rrethin e parë të garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës në rrethin e parë të kësaj gare do të ketë punë shumë të vështirë me kampionët e Bullgarisë, Ludogorets.


Suharekasit kanë mësuar tanimë kundërshtarët e mundshëm në rast kalimit tutje, ose eliminimit nga Liga e Kampionëve, ku do të luajnë në Ligën e Konferencës.

Screenshot 6 28

Në rast se Ballkani arrin ta eliminoj Ludogoretsin, atëherë në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesit e dueleve Zalgiris - Struga, RAkow - Flora Tallinn si dhe Olimpija Ljubljana - Valmiera.

Nëse eliminohet nga Championsi, suharekasit në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballen me humbësit e ndeshjeve Helsinki - Larne ose Zalgiris - Struga si dhe vendin e dytë të fazës paraeliminatore. /Telegrafi/

Screenshot 7 19

telegrafi sport app