Ministria e Arsimit po vazhdon me mësimin në distancë ku në Radio Televizionin e Kosovës si dhe në Youtube po ligjërohen lëndët për filloristët.
Megjithatë, një çështje për të cilën ende nuk është marrë vendim është ajo rreth vlerësimit të nxënësve. Për këtë gjë, në Ministrinë e Arsimit është duke u punuar.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, deklaroi sot se nuk kanë ardhur deri te momenti kur duhet të konsiderojnë vlerësimin online. Ajo tha se po shpresojnë që vlerësimi i nxënësve të bëhet në shkolla.
“Jemi duke punuar për vlerësimet online, por prapë po e them nuk kemi ardhur deri te pika ku duhet të vendosim për diçka të tillë sepse sinqerisht po presim që vlerësimi të mund të bëhet në shkolla”, u shpreh ajo.
Bajrami deklaroi se janë duke ndjekur progresin e mësimit në distancë dhe për këtë është në kontakt edhe me kryetarët e komunave, pasi arsimi primar dhe ai sekondar janë përgjegjësi e komunave, por që janë në dispozicion për t’i ndihmuar.
Ministrja e Arsimit tha se mbetet nën përgjegjësinë e komunave që t’i angazhojnë mësimdhënësit pasi këta të fundit duhet të jenë në kontakt në baza ditore me nxënësit dhe prindërit në mënyrë që të ndiqet edhe angazhimi dhe mbarëvajtjen e detyrave të shtëpisë.
“Ju e dini që komunat janë përgjegjëse për arsimin primar dhe sekondar mirëpo ne e kemi marrë këtë kompetencë dhe në fakt për arsimin primar po ofrojmë komplet mësimdhënien, ndërkohë që komunat kanë përgjegjësi që t’i angazhojnë mësimdhënësit e tyre se ata do të jenë në kontakt në baza ditore me prindërit dhe nxënësit në mënyrë që të përcjellin angazhimin e tyre dhe mbarëvajtjen e detyrave të shtëpisë dhe të tjera”, u shpreh Bajrami për kp.
Ndryshe, për shkak se nesër, më 09 prill, është festë zyrtare, me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën festive, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njoftoi nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së enjte, do të ritransmetohen edhe ditën e shtunë sipas orarit të njëjtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë