Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në takimin e përvitshëm të organizuar nga Banka ProCredit me temën “Në përkrahje të biznesit kosovar”.
Sipas komunikatës për media nga MTI, adresimin e saj, ministrja Bajrami tha se Kosova ka një sistem bankar të shëndoshë i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ajo shtoi se përmirësimi i ambientit të të bërit biznes në vend është prioritet i qeverisë dhe ky përmirësim përfshin edhe sektorin bankar, që ndikon pozitivisht tek sektorët e tjerë ekonomik në vend. Përmirësimi i ambientit të të bërit biznes në vend është vërtetuar edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore ku Kosova është renditur në vendin e 60-të, theksoi ministrja, e cila potencoi se Kosova ka shënuar përmirësime të dukshme në legjislacion i cili kontribuon në rritjen e aktivitetit afarist si dhe të investimeve të huaja në vend.
Bajrami përmendi edhe aprovimin e Ligjit për Falimentim dhe Ligjin për Investime Strategjike si zhvillime mjaft pozitive. Bajrami theksoi po ashtu se MTI është duke e finalizuar hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Sektorit Privat.
Më tutje, ministrja Bajrami nënvizoi se një ndër veprimet pozitive të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës është Fondi Kosovar për Garanci Kreditore i cili lehtëson qasjen në financa për bizneset kosovare. Fondi tashmë është funksionalizuar dhe vënë në shfrytëzim nga bankat komerciale, theksoi ministrja, dhe shtoi se ky fond pritet ta rris nivelin e financimit të aktivitetit ekonomik në vend duke gjeneruar vende të reja pune.
Ajo tha se është e rëndësishme që bankat në Kosovë të vazhdojnë të rrisin portfolion e shërbimeve të tyre dhe që në periudhën vijuese të punojnë bashkë me Qeverinë e Kosovës në iniciativa dhe projekte të cilat do të targetojnë më shumë bizneset e reja, përfshirë edhe ‘start up’-et, që do të ndikonte pozitivisht në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale