LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Energjia elektrike barriera kryesore e të bërit biznes

Bajrami: Energjia elektrike barriera kryesore e të bërit biznes

Në emër të grupit parlamentar të LDK-së, deputetja Hykmete Bajrami, tha se energjia elektrike është kusht për mirëqenie dhe zhvillim.

Sipas saj, kur shtet tjera flasin për energji të ripërtërishme, Kosova fatkeqësisht dy dekada pas luftës përballet me reduktime të energjisë elektrike.

“Nuk ka asnjë biznes në Kosovë që nuk është dëmtuar rënd nga reduktimet e energjisë elektrike. Në fakt bizneset po vazhdojnë, edhe familjet të dëmtohen edhe sot për shkak se reduktimet e energjisë elektrike po vazhdojnë. Në studimet që janë bërë viteve të fundit, po përmend një studim të OEK-ut, është një intervistë që bëhet çdo muaj me shtatëqind biznese në Kosovë, në top dhjetë barrierat e të bërit biznes renditet energjia elektrike.


E para është reduktimet, e dyta është energjia jo kualitative, që do të thotë kur ndërpritet ajo kur të vjen, ose vjen me tension shumë të lartë, ose të ulët që shkakton dëme të mëdha në makinat prodhuese, e treta janë tarifat verë dimër që janë harmonizuar kohëve të fundit nga ZRRE-ja, por megjithatë është bërë një shtrenjtim”, theksoi Bajrami.

Ajo në seancën e cila po vazhdon, ka thënë se gjendja në energji është rënduar, sidomos pas privatizimit të KEDS-it nga kompania Çalik & Limak.

Bajrami tha se kur është bërë privatizimi i KEDS-it, janë privatizuar në mënyrë të mistershme edhe katër hidrocentrale të vogla.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori