LAJMI I FUNDIT:

Baily-Ahmeti: Me rëndësi është integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE

Baily-Ahmeti: Me rëndësi është integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur ambasadorin amerikan, Jess Baily, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç citohet në njoftimin e BDI-së, Ahmeti dhe ambasadori Baily diskutuan për gjendjen politike dhe zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës, zgjedhjet e 11 dhjetorit, reformat, sundimin e ligjit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kryetari Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDI-së për situatën politike duke thënë që zgjedhjet e besueshme dhe gjithëpërfshirëse janë fillim i zgjidhjes së krizës dhe BDI-së është e gatshme për zgjedhje.


Sundimi i ligjit dhe reformat sistemore janë pjesë përbërëse e programit të BDI-së dhe paraqesin shtyllë të ofertës sonë bashkë me integrimin Euroatlantik, fqinjësinë e mirë, marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin ekonomik.

“BDI-ja dhe aleatët ndërkombëtar ndajnë qëllime të përbashkëta për shoqëri demokratike dhe elita të përgjegjshme, të integruar në BE dhe NATO, andaj dhe nuk do të rreshtim me përpjekjet për ti arritur ato sepse këtë e presin qytetarët nga ne”, theksoi kryetari Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori