Babaj: Synim titulli i kampionit

Shpëtim Babaj, mesfushori i Trepçës ’89 mendon se kundërshtari i ardhshëm i ekipit të tij, Hajvalia është ekip më cilësor nga renditja që ka në tabelë.
“Edhe pse është në fund të tabelës unë mendoj akoma që Hajvalia e ka një ekip shume cilësor dhe me plot bindje mund të them është nder 3-4 skuadrat me cilësore në lige, por në disa ndeshje që i kam parë, kam vërejtur se takimet i kanë humbur për fajin e dikujt tjeter”, tha Babaj për sporti1.com.
“Nga kjo ndeshje pres një ndeshje shumë të fortë, por dihet që në çdo ndeshje nisemi për fitore edhe pse deri tani e kemi marr vetëm një tre pikësh jashtë fushes tonë. Shpresoj që të fillojmë tani e tutje ti fitojmë edhe ndeshjet në transfertë”.
Ai ka lënë skuadrën e Trepçës për t’u bashkuar me atë të rivalit lokal, Trepçës ’89.
“Nuk kam pasur problem asnjëherë që të adaptohem me ekip të ri kudo që kam luajtur, prandaj edhe pse kam ndërruar ekip e kam pasur shumë të lehtë. Si ekip duhet të përmirësohemi, sepse synimi jonë është të dalim kampion”.
Babaj mendon se kampionati është i baraspeshuar këtë vit. “Kampionati është shumë i barazpeshuar dhe kjo mendoj se është një gjë shumë e mirë për futbollin kosovar. Futbolli Kosovës çdo vit ka organizim më të mirë, por ndryshimi është që me të rinjtë punojnë trajner që kanë luajtur futboll dhe që kanë marr licenca për këtë punë, kurse në ekipet e para jemi shumë shumë dobët faktikisht, por edhe fizikisht dhe kjo është mangësia më e madhe në ligën tonë”, tha ai. /Sporti1/Telegrafi/




















































