Babai lë armën në veturë dhe shkon për të blerë në shitore, vogëlushja qëllon aksidentalisht me armë nënën e saj shtatzënë (Video)

Një 3 vjeçare në Indiana qëlloi me armë aksidentalisht nënën e saj shtatzënë, duke e lënë gruan në një gjendje kritike, por të qëndrueshme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fëmija qëlloi nënën e saj Shaneque Thomas, 21 vjeç, e cila policia tha se ishte gjashtë javë shtatzënë, në shpatull të martën, jashtë një dyqani në Merrillville.
Policia tha Menzo Brazier, i dashuri i viktimës dhe babai i dy fëmijëve të saj, të moshave 3 dhe 1, e la armën e tij në pjesën në mes të ulëseve para dhe të pasme të veturës përpara se të shkonte në dyqan.
Pas kësaj, vajza 3-vjeçare e çiftit disi e kapi armën dhe qëlloi befasishëm. Plumbi shkoi në pjesën e prapme të ulëses dhe e goditi gruan në shpatullën e saj të djathtë.
"[Vajza] nuk kishte asnjë ide se çfarë kishte bërë dhe ajo ishte shumë e frikësuar”, ka thënë detektivi James Bogner.
Policia tha se ajo doli nga ulësja e shoferit dhe u rrëzua pasi hapi derën në pjesën e pasme ku ishin fëmijët e saj. /Telegrafi/

















































