LAJMI I FUNDIT:

“Babadimri Ozempik”: Elon Musk mburret me peshën që humbi, njerëzit tallen me të

“Babadimri Ozempik”: Elon Musk mburret me peshën që humbi, njerëzit tallen me të

Miliarderi Elon Musk ka publikuar një foto në platformën e tij, X, ku në mënyrë të çuditshme krenohet për humbjen e peshës. Në foto, ai pozon pranë një bredhi të Krishtlindjes, i veshur me një kostum të Babagjyshit.

“Ozempic Babagjyshi,” shkroi ai krahas fotos, duke aluduar se po përdor ilaçin që zakonisht përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2, por që është bërë i njohur edhe për një efekt anësor të papritur – humbjen e ndjeshme të peshës.

Postimi i tij grumbulloi mbi 36 milionë shikime brenda më pak se 24 orësh. Megjithatë, përdoruesit në platformën X nuk humbën rastin për të bërë shaka, duke lënë komente argëtuese.


“Ke mjaftueshëm para për të pasur ushqime të përgatitura pa shumë yndyrë, gjë që të ndihmon të humbësh peshë. Ka qenë kaq e thjeshtë,” i shkroi dikush. Një tjetër komentoi: “Babagjyshi ka humbur peshë shumë shpejt”.

Disa përdorues nisën të ndajnë meme ku Musk shfaqet si një Babagjysh i shëndoshë, i veshur me kostumin klasik, ndërsa të tjerë e përshkruan në sajë të pazakonta.

Një përdorues vuri në dukje: “Ky Babagjysh ka pasuri prej 500 miliardë dollarësh,” ndërsa disa të tjerë nuk nguruan t’i kërkojnë një shtëpi si dhuratë për Krishtlindje. /Telegrafi/

https://twitter.com/ThatCrazyHonk/status/1872344028253188139

https://twitter.com/ZainabRealx/status/1872153251409481913

https://twitter.com/SnailBrookAI/status/1872088262036361687

Në trend Magazina

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin - por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin - por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori