21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit gjerman me skuadrën e tij Augsburg dhe ka rënë në shënjestër të dy skuadrave të mëdha evropiane si Roma dhe Chelsea.

Kampionët e Anglisë e dëshirojnë lojtarin si zëvendësues të Felipe Luis i cili pritet të largohet nga Londra.


Ndërkohë italianët e Romës, janë duke e parë lojtarin si tejet të rëndësishëm dhe ia kanë ofruar fanellën e titullarit për edicionin e ri.

Për ta bërë talentin ganez për vete, Roma apo Chelsea duhet të ofrojnë rreth 12 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app