Filmi që nxjerr njerëzit përballë jashtëtokësorëve dhe ku luajnë Sam Worthington dhe Zoe Saldana, ka shënuar javën e dytë në maje të top-listës me plot 75 milionë dollarë brenda tre ditësh.

Fitimi i vikendit të fundit i jep këtij filmi një shumë prej 212.3 milionë dollarësh vetëm brenda Amerikës dhe vetëm brenda 10 ditësh. Filmi shpërtheu javën e kaluar, kur grumbulloi 232.2 milionë euro në gjithë botën vetëm në vikendin e parë të hapjes.

Pasi mposhti “Avatar” për ditën e Krishtlindjes (25 dhjetor), filmi i Guy Ritchiet dështoi ta ruajë atë edhe në ditën tjetër të vikendit. Por shuma prej 65.4 milionë eurosh megjithatë është 15 milionë më shumë se që është pritur. Në faqen kryesore të rubrikës VIP e gjeni edhe top listën e filmave më të shikuar të vikendit në SHBA./Telegrafi/