Vetëm filmi i tij “Titanic” ka fituar më shumë nëpër kinema se filmi i tij i ri “Avatar”.

Filmi shkencor-fantastik ka fituar 1.14 miliardë dollarë që nga lëshimi i tij në dhjetor, duke shkelmuar nga pozita e dytë filmin “The Lord of the Rings: Return of the King”, në listën e filmave më të fitimprurës të të gjitha kohërave.


“Avatar” është vetëm filmi i pestë që ka fituar më shumë se 1 miliardë dollarë në box-office. “Titanic” që vazhdon të mbetet i pari, ka fituar 1.8 miliardë dollarë./Telegrafi/