LAJMI I FUNDIT:

Autostrada, energjia dhe MPJ çojnë në deficit buxhetin

Autostrada, energjia dhe MPJ çojnë në deficit buxhetin

Ndërtimi i autostradës Vërmicë-Merdare, investimet në energjetikë dhe Ministria e Punëve të Jashtme, pritet ta çojnë deficitin buxhetor të këtij viti në rreth 7 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

Kështu thuhet në një raport konfidencial të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Buxheti i aprovuar për vitin 2008, megjithatë, parasheh rritje domethënëse në shpenzimin kapitalit (p.sh. ndërtimi i autostradës dhe kompleksit energjetik), dhe shpenzimet përkitazi me statusin e shtetësisë (p.sh. krijimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ambasadat) të cilat do ta shtyjnë buxhetin ne deficit prej rreth 7 përqind të prodhimit”, thuhet në këtë raport konfidencial.

Tutje aty theksohet se performanca është ngatërruar, e theksuar në masë të madhe me një tepricë fiskale, rritje modeste dhe inflacion të përshpejtuar, dhe risqet mbesin.


“Teprica fiskale, falë të hyrave në ngritje, por gjithashtu duke reflektuar shpenzimin e dobët të kapitalit – arriti në gati 7 përqind të Prodhimit të Përgjithshëm të Vendit, në vitin 2007. Zhvillimi ekonomik është i ulët sipas standardeve regjionale, i frenuar nga konkurrenca e dobët ndërkombëtare. Inflacioni po ngritet, duke tejkaluar 4 përqind në vitin 2007, krahasuar me vitin 2006. Llogaria aktuale deficitare zgjerohet në 26 përqind të Prodhimit të Përgjithshëm të Vendit në vitin 2007 nga 24 përqind në vitin 2006”, precizon raporti në lidhje me situatën makroekonomike në vend. /Telegrafi/