Austriakja shkruan për një shqiptar të cilin e dashuroi shumë dhe i cili u zhduk nga jeta e saj.

Gjatë një interviste për të përditshmen austriake “Salzburger Nachrichten”, ajo rrëfen se në librin e lartpërmendur shkruan për një shqiptar të cilin e ka emëruar Dalip dhe të cilin e dashuron shumë.

Personazhi i saj shkon në Austri me shumë mundime, fiton një pasaportë austriake dhe si ushtar austriak, ai shkon që ta ruajë kufirin austriak, të njëjtin kufi nga i cili ai erdhi në Austri.

Shumë tema në roman janë të ndërlidhura me ngjarjet e vërteta në Austri dhe Shqipëri, si p.sh. skena kur ushtarët hynë nëpër banesa duke vrarë e torturuar, skena këto të përshkruara nga luftërat ballkanike. /ina/telegrafi/