Telegrafi

Austria dëbon katër diplomatë rusë

Austria po dëbon katër diplomatë rusë me arsyetimin se kanë vepruar në një mënyrë që nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.

Vendi i bashkohet vendeve të tjera të Bashkimit Evropian si Franca, Italia dhe Gjermania, të cilët kanë bërë lëvizje të ngjashme këtë javë pas krimeve të ushtrisë ruse në Bucha të Ukrainës.

Ndryshe nga këto vende, Austria nuk tha se masa ishte për shkak të veprimeve të forcave ruse në Ukrainë.

Këta diplomatë dyshohet se janë pjesëtarë të shërbimeve të inteligjencës ruse.

Tre nga diplomatët janë duke punuar në Ambasadën ruse në Vjenë dhe një tjetër ndodhet në Salzburg.

Atyre u është thënë që të largohen nga vendi deri më 12 prill. /Telegrafi/