LAJMI I FUNDIT:

Australi: Telefonat Android, para iPhone

Australi: Telefonat Android, para iPhone

Platforma mobile e Google, Android për të parën herë e ka kaluar rivalin e saj kryesor, iOS, edhe sa i përket shitjes së telefonave të mençur mobil. Android këtë e ka arritur në Australi.

Deri më datën 7 gusht, 42.9 për qind e telefonave të mençur mobil që janë shitur në Australi bazohen në sistemin operativ Android, krahasuar me 37.2 për qind të shitjeve të Apple iPhone. Këto të dhëna janë publikuar nga Kantar ComTech WorldPanel.

Statistikat e Kantar janë bazuar në intervista të rregullta me një panel prej 10 mijë australianëve.

Rritja e shpejtë e kohëve të fundit për platformën Android i ka tejkaluar trendet në vendet tjera të botës, në të cilat Android i qëndron prapa iPhone’it të Apple. Suksesin kryesor për Android, besohet se e kanë sjell modelet e telefonave të mençur si: Samsung Galaxy S II, HTC Desire S, Desire Z dhe Incredible S. / Telegrafi /