LAJMI I FUNDIT:

Australi: Gjyshja rrahu peshkaqenin dhe shpëtoi

Australi: Gjyshja rrahu peshkaqenin dhe shpëtoi

Përkundër 60 viteve që i rëndojnë mbi kurriz, me Paddy Trumbull nuk ka mahi. Kjo gjyshe i mbijetoi sulmit të peshkaqenit duke e goditur disa herë me këmbë dhe duar.

Trumbull mori disa lëndime të rënda dhe humbi shumë gjak, por mjekët thonë se gjyshja është gjallë dhe ka pasur shumë fat.

Incidenti me peshkaqenin ndodhi në afërsi të ishulli Whitesunday në Queensland në lindje të Australisë, njofton BBC.

Ankthi për Australianen ndodhi kur u gjend ballë për ballë me kafshën e rrezikshme. Ajo e goditi peshkaqenin një metër e gjysmë në kokë dhe qafë, pasi ai e kishte tërhequr nën sipërfaqen e ujit.


Mjekët mbetën të habitur se si gjyshja nga Sydney arriti t’i shpëtojë këtij sulmi të rrezikshëm.